PLATFORMA E MONITORIMIT TË GJYQËSORIT

Platforma e monitorimit të gjyqësorit është produkt i monitorimit sistematik dhe të drejtpërdrejtë të sistemit të drejtësisë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi. Monitorimi sistematik përfshinë gjykatat, prokuroritë, policinë dhe agjencitë tjera të zbatimit të ligjit në trajtimin e rasteve në procedurat penale, civile, administrative dhe çështjet ekonomike.

Qëllimi i platformës së monitorimit të gjyqësorit është ngritja e transparencës dhe llogaridhënies së zbatuesve të ligjit në sistemin e drejtësisë në trajtimin e rasteve, respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe qasjen e qytetarëve në drejtësi.

Platforma e monitorimit të gjyqësorit përditësohet me të dhënat e monitorimit sistematik dhe të drejtpërdrejtë dhe është e qasshme për të gjithë.

Up Arrow